Po vazhdojnë kërkimet e personit që mbeti nën rrënoja në Mitrovicë

Policia e Kosovës po bën vazhdon përpjekjet për të gjetur personin që dyshohet se ka mbetur nën rrënoja pas rrëzimit të një objekti në Mitrovicë, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka thënë për Gazetën Express se ekipet policore edhe pas disa orëve janë në kërkim të personit që dyshohet se ka mbetur nën rrënoja.

“Polician po vazhdon kërkimin e personit qe dyshohet qe ka mbet ne rrënoja”, ka thënë Zahiti.

Express merr vesh se personi që dyshohet se mbeti nën rrënoja ishte punëtor i hotelit.

Një pjesë e objekti i ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë është shembur sot gjatë ditës.

Gazeta ka siguruar pamje nga momenti i rrëzimit të këtij objekti.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë për Televizionin 7, se së paku një person është zënë nën rrënojat e hotelit.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për Televizionin 7, ka thënë se një person ka mbetur nën rrënoja.

“E ka nxanë një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,

“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”, ka shtuar ai, shkruan Gazeta Express.