Polica arreston personat që ikën nga burgu i Lipjanit

0
192

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët dje kanë ikur nga burgu i Lipjanit.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 24.03.2020 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë rikthyer në Qendrën Korrektuese  Lipjan”, thuhet në njoftim.