Policia arreston dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) e Prishtinës, pas një hetimi më shumë se një mujor, ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ,, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Marrje e Ryshfetit”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Falsifikim i dokumenteve”.

Policia, më 26.12.2018, ka pranuar një informatë nga Fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Universiteti i Prishtinës, se personi i dyshuar: A.L. viti i lindjes 1982, mashkull, kosovar, shqiptar, ka dorëzuar dy certifikata të falsifikuara për marrjes e diplomës, me arsyetimin se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Pas hetimit të rastit, policia ka siguruar prova materiale se i dyshuari kryesor i rastit është zyrtari i Universitetit të Prishtinës, i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: A.J. viti i lindjes 1986, mashkull, kosovar, shqiptar. Dyshohet se i njëjti në shpërblim prej 5000 (pesë mijë) eurove, në mënyrë të kundërligjshme ia ka lëshuar dy certifikata (certifikatën e notave dhe certifikatën e përfundimit të studimeve) të dyshuarit të parë.

Si prova materiale janë konfiskuar: një kompjuter edhe dy telefona celular të cilat dërgohen për ekzaminim në Agjencionin e Forenzikës.

Me aktvendim të prokurorit të PTH-Prishtinë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia e Kosovës

Lini një Përgjigje