Policia arreston personin që e goditi me grusht të moshuarin në Rrugën C

0
82

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte ka arrestuar një person në Rrugën C, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një të moshuar.-

“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.

“Personi i dyshuar: A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.