Policia arreston punëtorët e poliklinikës që dyshohet se tentuan ta licenconin jashtëligjshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona të dyshuar për “Falsifikim i dokumentit zyrtar” “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” “Mashtrim” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Lajmi.net ka marrë edhe konfirmimin e detajuar nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e koduar me emrin “Poliklinika”.

Ministria e Shëndetësisë ka mbyllur këtë poliklinikë, siç thuhet në detajet e policisë, shkruan lajmi.net.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne njësia rajonale ne Prishtinë, pas pranimit të informacioneve relevante, hetimeve të kryera disa javore dhe bashkëpunimit aktiv me qytetarët ka realizuar sot një operacion policor të koduar me emrin “Poliklinika” dhe si rezultat janë arrestuar 2 persona të dyshuar; një mashkull/shqiptar kosovar dhe një femër serbe kosovare. Po ashtu nga ministria e shëndetësisë është mbyllur një poliklinikë”, thuhet në sqarimin e policisë.

Gjithashtu, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha për lajmi.net ka shpjeguar se dyshohet që personat e arrestuar kanë kryer veprat penale si “Falsifikim i dokumentit zyrtar” “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” “Mashtrim” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme” te specifikuara me kodin penal te RKS-së, duke keqpërdorur dokumente dhe diploma me qëllim që poliklinikën t’a Licencojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me vendim te prokurorit kompetent dy te dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajte për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me përkushtim dhe intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfarëdo forme cenojnë integritetin e qytetarëve tanë dhe kryesit e këtyre veprave penale te dalin para organeve të drejtësisë”, thuhet në fund në raportin e Policisë.

Lini një Përgjigje