Policia beson se ka gjetur trupin e Adea Shabanit

Zyrtarët e policisë në Los Angeles besojnë se kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani, në një varr të cekët.

Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë.
Policia ka njoftuar se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj.
Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia.
Policia ka theksuar se autopsia do të përcaktojë se si ka vdekur Shabani.
Ajo është parë për herë të fundit më 23 shkurt me Spotzin në Hollivud, ka thënë policia.
Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në Los Angeles dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet. /Rel/

Lini një Përgjigje