Policia detyrohet të largojë qytetarët nga parku i Prishtinës (video)

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë detyruar që të largojnë nga parku i kryeqytetit, qytetarët të cilët po qëndronin aty.

Të gjitha parqet në Prishtinë janë të mbyllura dhe nuk u lejohet qytetarëve që të qëndrojnë të grumbulluar, për shkak të mundësisë së përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo, një gjë të tillë tani kur temperaturat janë të larta, qytetarët nuk po e respektojnë vendimin e organeve, shkruan lajmi.net.

Kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët janë detyruar që të largojnë të gjithë qytetarët që ishin mbledhur në parkun e qytetit të Prishtinës.

Më poshtë ju sjellim videon e cila është realizuar pak minuta më parë në parkun e qytetit, teksa pjesëtarët e policisë dëgjohen duke iu thënë qytetarëve që të largohen sepse është i ndaluar qëndrimi dhe parku është i mbyllur.