Policia e Kosovës i konfiskon 140 pako me mallra ilegale nga Serbia, ‘çmendet’ Zyra për Kosovën

0
488
Policia e Kosovës sot në Mitrovicë i ka kapur 140 paketime me mallra ilegale nga Serbia.
Sipas mediave serbe dhe të të ashtuquajturës zyre për Kosovën, këto pako ishin të dedikuara për filloristët në Gorazhdec dhe Osojan.
Sipas arsyetimit të Policisë së Kosovës, pakot përmbanin prodhimi ilegale nga Serbia.
Zyra për Kosovën thekson se vozitësi i “Kolashin Prevoz” i cili i bartte pakot për Gorazhdec dhe Osojan bashkë me autobusin është sjellë në Prishtinë për shkak të shkeljes ligjore, shkruan Ballkani.info.
“Edhe pse një pjesë e pakove para disa ditës legalisht ka hyrë në Kosovës përmes kalimit kufitar (administrativ) në Jarinë, Policia e Kosovës në mënyrë të paarsyeshme dhe të dhunshme ka penguar që fëmijët tanë në Dukagjin të gëzohen me rastin e festës së Sveti Savës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.
Kjo zyre akuzon autoritetet kosovare se kinse i kanë shkatërruar ato pako dhe se “nuk po mjaftohen me bllokadën e mallrave të prodhuara në Serbi, por tash po i shpallin ilegale çdo gjë që është prodhuar në Serbi, duke i vënë edhe smokit në nivel të njëjtë sikur narkotikët dhe armët”.
“Një pjesë e pakove është shkatërruar. Hapi i radhës i Prishtinës mos është ndoshta arrestimi i Babadimrit apo Bates së Krishtlindjes”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajtures zyre për Kosovën./Balkani.info/