Policia e Kosovës jep detaje nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku humbi jetën një person

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e aksidentit të mbrëmshëm që mori jetën e një personi në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc.

Sipas Policisë, njeriu që humbi jetën mbrëmë është E.B, mashkull kosovar dhe kishte 34 vjet

Mbrëmë u raportua për vetëaksident, ku nuk diheshin arsyet e daljes nga rruga, e ngjashëm po ndodhë edhe sot. Policia akoma nuk e ka të qartë se si e kishte humbur kontrollin shoferi.

“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura Renault Clio,  e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësen e rrugës”, thotë policia.
Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe një 25 vjeçar tjetër, B.I, që ishte në veturë me viktimën ka mbetur me lëndime dhe tani po trajtohet në QKUK.