Policia e Kosovës konfirmon ndalimin e një serbi në Jarinjë, i dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në pikën kufitare të Jarinjës, i cili dyshohet për krime lufte në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se i ndaluari kishte pasur Urdhër arrest të lëshuar, njofton Klan Kosova.
“Me datë 01 .02. 2019, rreth orës 21:50 në pikën kufitare në Jarinjë është ndaluar një person i dyshuar mashkull/serb (Z.D.), i cili ka pasur Urdhër arrest te lëshuar nga Gjykata Themelore Departamenti për Krime te rënda ne Pejë”, ka thënë Hoxha.
Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent i Prokurorise Speciale të RKS-se dhe më pas nga i njëjti është lëshuar vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar.