Policia gjen armën e Andin Hotit

Policia e Kosovës rreth orës 15:30, në fshatin Vraniq të Suharekës, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e deputetit të PDK’së, Andin Hoti.

Ditë më parë, Hoti kishte treguar se arma atij i është vjedhur nga vetura, raporton gazetametro.

Në vazhdën e parandalimit dhe hetimin e veprave penale, hetues policorë të Stacionit Policor në Suharekë kanë arritur të sigurojnë një informacion i cili bënte me dije se në një veturë të llojit “Audi” ka armë ilegale.

Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq i Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë.

Policia njofton se lidhur me këtë është shoqëruar edhe një i dyshuar tjetër nga një fshat i Suharekës, sepse dyshohet se arma është shitur personave të tretë.

Deputetit Andin Hoti, një ditë më parë i është vjedhur arma në veturën e tij nga persona të panjohur, ku ngjarja në polici ishte raportuar në orën 15:00.