Policia gjermane arreston tre shqiptarë

Policia gjermane ka arrestuar tre të dyshuar nga Shqipëria të cilët thuhet se janë përgjegjës për vjedhjet e shumta në NRW.
Komisioni hetimor “Mühle” i policisë së Neuss në Gjermani, i formuar në fillim të nëntorit të vitit 2018, ka arrestuar disa pjestarë të bandës, e cila aktualisht ka identifikuar 56 vjedhje duke i thyer shtëpitë dhe ndërtesat ku ata kanë hyrë.
Vjedhjet u bënë në pjesën veriore të rajonit të Vestfalisë – prej tyre njëmbëdhjetë në rrethin e Rajonit Neuss – si dhe tri vjedhje në Rheinland-Pfalz dhe pesë në Saksoninë e Ulët.
Tre të dyshuarit, të gjithë nga Shqipëria, të moshës 32, 34 dhe 36 vjeç ishin punëtorë ndërtimi pa punë dhe qëndrim të përhershëm në Gjermani. janë në paraburgim.
Ata tashmë janë në paraburgim dhe kanë pranuar disa akte. Të dyshuarit të tjerë po hetohen, thotë kreu i komisionit hetimor, komisioneri David Dogan.
Dogan supozon se numri vjedhjeve që ata bënë është 64 dhe këto u kryen që nga tetori dhe deri ditën e hënë kur edhe u arrestuan në Krefeld, por se ky numër mund të rritet edhe më shumë.
Aktualisht policia thotë se ka indetifikuar një dëm prej 50 000 eurosh, ndërsa vlera totale është rreth 250 000.
Stolitë e vjedhura janë shitur ndërsa paratë janë transferuar jashtë vendit. Paratë thuhet se i kishin marrë familjet e të dyshuarve.
Banda e tyre punoi në mënyrë sistematike, veçanërisht në zonat rurale dhe asnjëherë nuk vodhën pas orës 21:00.