Policia i vë gjobë sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!

Ditën e djeshme Shqipëria u “pushtua” nga moti i keq, ku erërat e forta kanë përmbysyur në mes të rrugës edhe katër kamione.

Një shofer i një kamioni i cili është gjobitur nga Policia i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku ka dërguar edhe foton e gjobës.

Denoncimi i shoferit:

Shikoni çfarë gjobe vendos policia ndërkohë që kamioni është rrëzuar si shkak i erës së fortë. Ç’farë faji ka shoferi të paguajë dhe gjobën kur nuk është absolutisht faji i tij?! Ju lutem postojeni që të kuptojnë të gjithë që kjo nuk është policia që duam. Kjo ka ndodhur dje në Pukë.”