Policia jep detaje për aksidentin në Drenas, ku u lëndua një person

0
187

Një aksident  i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Tersenik, në komunën e Drenasit.

Sipas informacioneve dy vetura janë përplasur me ç’rast njëra ka dal nga rruga dhe ka rënë në ara.

Dyshohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore.

Zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Ekonomia Online se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person.

“Rreth orës 09:30 në fshatin Terstenik  ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.