Policia jep detaje për aksionin policor në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kryer një aksion policor mbrëmjen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Insajderi se policia e ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje.

“Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit.”, ka thënë Ahmeti.