Policia jep detaje për djegjen e restaurantit në Prevallë

0
618

Një restaurant i njohur në Prevallë u përfshi nga flakët mbrëmjën e sontme.

Rastin për klankosova.tv e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prizren, Vesel Gashi.

“Bëhet fjalë për restaurantin ‘Te Syla’, njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale”, ka thënë Gashi.

Gashi deklaroi se njësitet ende janë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është nën kontroll.