Policia jep detaje për rrëshqitjen e dheut në Dragodan, punëtori jashtë rrezikut për jetë

Një punëtor ka marrë lëndime trupore si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lagjen Dragodan të Prishtinës. Ai ka qenë duke punuar në një kanal i cili është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. I njejti është dërguar për trajtim mjekësor në QKU dhe është jashtë rrezikut për jetë, ka konfirmur policia për Gazetën Express.

Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Rreth ores 14:00 eshte marre i formata per rastin.

Dyshohet qe perderisa ka qene duke punuar ne nje kanal, pjeserisht eshte perfshire nga rreshqitja e dheut.

Viktima eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesore dhe eshte jashte rrezikut per jete”, tha Borovci për Express.