Policia jep detaje për të miturin që është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë

Një person është gjetur sot i shtrirë në rrugën “Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘Sot rreth ores 17:30 kemi pranuar informaten se ne afersi te nje ndertese, ne rrugen Xhemajl Mustafa ne Fushe Kosove, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorine perkatese jane duke punuar për sqarimin e rrethanave te ketij rasti.