Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan

Rreth orës 20:00 në Lipjan ka ndodhur një vrasje.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është një 36 vjeçar.

Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë.

“Rreth ores 20:00 policia ka marrë informaten se në një lokal në rrugen “Bajram Gashi” në Lipjan gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informaten policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje”, ka njoftuar Policia.

Lini një Përgjigje