Policia jep detaje rreth përleshjes në Klinë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës ka shpalosur detajet nga rrahja që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë.

Sipas Policisë, nga kjo rrahje përveç tre personave të dyshuar është lënduar edhe pronari i lokalit.

“Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë. Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë. Te dyshuarit e lartcekur janë intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe krim teknika e këtij njësiti rajonal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tutje, policia ka bërë të ditur se për rastin, janë ndaluar dy persona ndërsa personi i katërt është nën kërkim pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës. Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë”, bën të ditur më tutje në njoftim.