Policia jep detaje të reja për grabitjen e armatosur në rrugën B në Prishtinë

0
553

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e armatosur që ndodhi mbrëmë, rreth orës 23:00 në rrugën B, në Prishtinë, raporton Gazeta Metro.

Policia ka konfirmuar se ishin dy persona të armatosur dhe të maskuar, që kanë arritur që t’i grabisin një sasi parash,

E gjithë ngjarja ka ndodhur, në një lokal të lojërave të fatit në rrugën B në Prishtinë.

“Rreth orës 23:00 Policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur në një lokal kazinoje në rrugën B në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informatat e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash  nga lokali në fjalë”.

“Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast si dhe po punon për identifikimin e personave të implikuar”.