Policia jep detaje të reja për vrasjen në Tiranë

Policia e shtetit sapo ka dhënë detaje për vrajen që ndodhi në zonën e Astirit mbrëmjen e sotme. Sipas uniformave blu rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Vilson Tafçiu, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve” – thotë policia.