Policia jep detaje, tregon si u djeg vetura në Prishtinë

0
251

Mbrëmjen e së enjtes është djegur një veturë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Rreth orës 21:00 të së enjtes një veturë është përfshirë nga zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Me të marrë informacionin të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka treguar për lajmi.net, se dyshimet e para janë që vetura ka pasur ndonjë defekt teknik dhe nuk bëhet fjalë për djegie të qëllimshme të veturës.

Pas arritjes së ekspertit të zjarrit në vendin e ngjarjes dhe vlerësimeve fillestare sipas tij, zjarri që ka përfshirë veturën në Bregun e Diellit në Prishtinë nuk ka qenë i qëllimshëm, por dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik. Pas konfirmimeve përfundimtare mund të njoftoheni me informacione shtesë nga kompetentët”, ka treguar Hoxha.