Policia ndalon qytetarin serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Mbrëmë rreth orës 17:40 në fshatin Bubë të Zubin Potokut, është ndaluar një veturë që drejtohej nga një person i komunitetit serb. Sipas policisë, vetura kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Policia kufitare gjatë patrullimit së bashku me KFOR-in Amerikan kanë ndaluar një veturë që kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Republikën e Kosovës të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Lini një Përgjigje