Policia ndërhyn në një “Shisha Bar” në Mitrovicë, ka të arrestuar dhe të lënduar

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës mbylli dje një Shisha Bar, mirëpo duket se nuk iu bëri përshtypje stafit.

Ata e kanë hapur sërish sonte, por doli mjaft problem, ku pati të lënduar dhe të arrestuar.

Gazeta mëson se me kërkesë të Inspektoratit, Policia ka ndërhyrë në këtë lokal. Mësohet se pati rezistim ndaj Policisë, gjë që solli të lënduar dhe të arrestuar.

Sidoqoftë, Inspektorati tha dje se lokali ka punuar pas orës 20:00 dhe ka shkelur ligjin me zhurma.