Policia në Malishevë arreston shtatë persona dhe konfiskon armë ilegale

Nga Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, njoftojnë se kanë siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar posedojnë armë zjarri në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës dhe të njëjtit kohë pas kohe gjuajnë me armë zjarri gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

Prandaj, me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve, Stacioni Policor në Malishevë ka organizuar dy operacione policore ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.