Policia reagon pas raportimeve se Agron Nezaj gënjeu për hetimet rreth lojërave të fatit

0
605

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të një shkrimi, nga një medium, rreth nënkolonelit, Agron Nezaj për lojërat e fatit.

Organet e sigurisë kana sqaruar se Nezaj nuk ka gënjyer për hetimet e prokurorisë mbi lojërat e fatit.

Shkrimi i tillë nga ky medium, i cili mundohet që të etiketojë zyrtarë të Policisë së Kosovës apo vet institucionin e Policisë, është tendencioz dhe aspak i drejt, andaj ju rikonfirmojmë se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj operacionele i bazon në procedura ligjore dhe vendimet e autoriteteve kompetente i zbaton me perpikëri dhe profesionalizëm të lartë në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurtë për të gjithë”, sqaron PK-ja.