Policia shpëton një person në Gjakovë që deshi të vetëvritej

Policia e Kosovës dhe disa qytetarë kanë arritur që ta ndalin një person që tentoi të hidhej nga kati i 5-të i një ndërtese në Gjakovë. Policët janë kacavjerrë në shtyllat dhe skelet e vendosura rreth ndërtesës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash te vendi i njohur si ‘Ura e Talit’.

Sh.K i moshës 35-vjeçare është shpëtuar në momentet e fundit. Në vendngjarje ka dalur komandanti, Kristë Gjokaj dhe z.komandanti Ramë Bekaj me stafin e tyre, raporton rtv21.tv.

Policët janë kacavjerrë në shtyllat dhe skelet e vendosura rreth një ndërtese shumëkatëshe për të arritur deri te personi që tentonte të hidhej.

Ndërhyrja ka qenë e rrezikshme për shkak të rezistencës së personit. Pas kësaj ndërhyrje Sh.K ka pranuar tretman mjekësor. /21Media/