Policia tregon se çka i gjeti në shtëpi Ikballe Berishës, e akuzuar për përkrahje të terroristëve

0
213

Ditën e djeshme, gjatë orëve të vona është bastisur shtëpia e Ikballe Berisha-Hudutit, e njohur edhe si ‘Hoxhanesha Igballe’, e cila kishte përkrahë veprimtarin gjeneralit famëkeq iranian Qassem Soleiman dhe e kishte quajtur Amerikën vend terrorist.

Pas bastisje së shtëpisë së Ikballe Berisha-Hudutit nga ana e Policisë së Kosovës, janë sekuestruar disa pajisje elektrike.

Policia ka raportuar se në shtëpinë e së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.

“Prishtinë 07.01.2020 – 11:00. Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e së të dyshuarës femër k-shqiptare.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./gaetametro.net