Policia zbulon detaje të reja: Abid Jashari e kishte rrahur Besnik Shkodrën, personin e dyshuar për vrasjen e tij

Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Abid Jasharit gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Përmes një njoftimi thuhet se Abid Jashari kishte sulmuar fizikisht personin e dyshuar për vrasjen e tij, B.Sh, disa orë para se të ndodhte vrasja.
Sipas komunikatës së policisë thuhet se Abid Jashari fillimisht kishte raportuar në polici se ka marr një mesazh kërcënues nga i dyshuari B.Sh 26-vjeçar.
Komunikata e plotë:
“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuara sot në disa media, që kanë të bëjnë me rastin e Vrasjes që ka ndodhur me 27.02.2019 në Prishtinë, ju informojmë se:
Me datën 27.02.2019 në ora 01:58 personi A.J. ka telefonuar Policinë e Kosovës përmes linjës emergjente 192, për të paraqitur shqetësimet e tij rreth një problematike e cila ka rezultuar me mosmarrëveshjeje, në mes tij dhe mikut të tij.
Zyrtari policor kompetent me detyrë në qendrën e thirrjes që ka qenë në kontakt me palën, sipas procedurave ligjore ia ka dhënë te gjitha udhëzimet te njëjtit që të paraqitet në stacion policor për ta paraqitur rastin dhe se njëkohësisht është njoftuar se Policia e Kosovës është e gatshme të ju dalë në ndihmë 24 orë .
Në ora 02:45 personi A.J. është paraqitur në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për të paraqitur një rast tjetër , ku ka deklaruar se i njëjti (vet ai) e ka sulmuar/rrahur djalin e mikut të tij (B.Sh. 26 vjeçar), për një fyerje (sms ofendues) dhe mosmarrëveshje në mes veti”.