Shkruan: Burim Gjaka
Virusi Covid-19 edhe përkundër faktit se i ka bër një vit prej shfaqjes së tij në Kinë, ende vazhdon ofanzivën e tij duke sulmuar pa mëshirë qytetarët. Kohët e fundit po tregohet edhe më agresiv dhe në forma të ndryshme duke detyruar vendet më të fuqishme të mbyllen. E për habi vendi ynë në këtë kohë nuk ka bër mbyllje dhe deri dikun edhe numri i të infektuarve është në nivel jo të lartë. Kemi qëndruar edhe ne për shumë kohë të mbyllur, kemi humbur shumë qytetarë të dashur, kemi rën ekonomikisht, kemi humbur shumë në arsim e shëndëtsi mirëpo gjithmonë duke shpresuar se do ta tejkalojmë këtë sfidë dhe ta mposhtim kët armik të padukshëm. Tashmë shpresat për një fund kanë filluar të rriten për faktin se ka filluar vaksinimi i qytetarëve nëpër vende tjera e që pritet të ndodhë edhe te ne, mirëpo tashmë këtu diqka ka filluar të shkoj keq.
Aleati dhe mbështetsi më i madh i virusit kohëve të fundit është bër Politika dhe liderët e pandërgjegjshëm të cilët në vend së ta bënin të kundërten ata po kontribuojnë shumë në përhapjen e virusit, gjegjësisht humbjen e jetëve të më të dashurve tanë. Në çdo qytet dhe fshat ende pa filluar fushata zyrtarisht, shihen grumbuj qytetarësh pa respektuar as minimalisht masat anti- covid dhe në mesin e tyre 2-3 zyrtarë poltikë duke ua premtuar “ ndërtimin e urave” edhe në vendet ku nuk ka as prrocka se le më lumenjë. Kam harruar këto ditë kur e kam par së fundmi ndonjë lider politik me maskë. Me sjelle të tilla komplet të pandërgjegjshme, joetike dhe aspak normale po e shëndrrojnë këtë kohë fushate në fushbetejë për jetë a vdekje, e që për ndonjë grumbull votash po rrezikohen qindra jetra njerëzish. Nëse pakëz pushtet paska rëndësi më shumë sesa jeta e qytetarëve atherë edhe ai pushtet do të jetë i turpshëm dhe i padobishëm për qytetarët.
Këta politikanë pa shumë dallime, janë po ata të cilët për gati një vit mezi e miratuan një ligj për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa komplet mandatin sa e kisjhin kanë miratuar vetëm 4 ligje. Disa prej tyre hartuan edhe rregulla dhe vendime se si të sillemi në pandemi, ndërsa sot janë bër shkelësit më të mëdhenjë të atyre rregullave dhe vendimeve. Me mijra qytetarë janë dënuar për mosbartje të maskës, me qindra biznese janë gjobitur për mosrespektim të kohës dhe distancës fizike në lokale, me dhjetra apo qindra biznese janë mbyllur duke lënë shumë njerëz të papunë, duke ua kufizuar mundësinë e operimit po këta politikanë, ndërsa sot ndodhin këto sjellje të “gërrditshme” nga ta. Fatkeqësisht në këto grumbullime shihen edhe ish kryeministra e ish ministra shëndetsie, nga të cilët qytetarët presin diçka tjetër, sepse pandemia ende nuk ka përfunduar. Ose ka përfunduar por ne qytetarët e rëndomtë nuk e kemi këtë informacion. Prandaj politika e tillë tyre quhet “Politikë e Pandërgjegjshme”.
Ata politikanë të cilët kanë ndaluar mbajtjen e dasmave dhe ceremonitë e tjera të familjeve me pretekstin e ruajtjes së shëndetit, tashmë në po ato lokale i grumbullojnë me qindra qytetarë, për një grusht vota. Gastronomët, këngëtarët, sportistët etj, sot më shumë se kurr kanë arsye për ankesa dhe ngritje zëri, ngase këtu po përdoren ligje dhe vendime të dyfishta. Ku po mbesin policia, inspektoriati dhe institucione tjera të cilët i mbysnin qytetarët duke i ndëshkuar për mosrespektim të masave anti-covid, ndërsa tani as që duken fare. Pse duhet të mbyllen lokalet pas orës 20:00, ndërsa grumbullimet politike lejohen të mbahën gjatë tërë natës. A vlenë vendimi për mosgrumbullim të më shumë se 5 personave edhe për këta liderë të pandërgjegjshëm, politik?
Mirëpo përveq neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse, fajtorë kujdestarë në këtë proces mbeten edhe qytetarët. Nësë qytetarët nuk do të merrnin pjesë në këto grumbullime këta liderë politikë nuk do të kishin kë ta grumbullonin dhe do të mbeteshin duke shkarravitur vetëm nëpër studio televizive pa i ndëgjuar askush. Vetëm një moment të mëndojmë me kokën e ftoftë dhe grumbullimet mund t`i ndalim. Të mëndojmë se nëse infektohet një familje shpenzimet për barna janë marramendëse dhe këta politikanë të cilët ishte dashur të sigurojnë deri më tani të gjitha barnat për nevojat e qytetarëve dhe nuk e kanë bër, as që lodhen për shpenzimet tona. Dhe më e keqja nuk lodhen as kur vdesin njerëzit në mungesë të barnave apo kujdesit shëndetsor.
Prandaj të bëhemi bashkë të gjithë, të mos biem pre e tyre dhe të mos marrim pjesë në grumbullime të panevojëshme dhe ta rrezikojmë shëndetin tonë dhe të familjeve tona. Secili le ta votoj atë që mendon se është më i miri, por mos të kontribuojmë ne në rritjen e numrit të viktimave nga virusi. Duke respektuar masat anti-covit ne ia shkurtojmë jetën virusit, prandaj ta bëjmë këtë, sepse politika e pandërgjegjshme do të vazhdojë për aq kohë sa ne i japim mundësi.
Të dashur liderë politikë!
Edhe ju jeni vllezër, motra dhe bashkëkombas tonë. Prandaj nëse i duani votat tona na e ruani shëndetin tonë dhe tuajin, sepse nuk e kemi luksin të humbim jetra njerëzish, sidomos tashmë kur vaksina veqse ka filluar të shpërndahet anë e mbanë Botës!