Pompeo: Me padurim e presim që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo uroi sot Maqedoninë e Veriut për 28 vjetorin e pavarësisë dhe e siguroi për mbështetjen amerikane në hapat e saj për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike.

Sekretari amerikan i shtetit vlerësoi angazhimin e vendit ndaj parimeve demokratike, shtetit ligjor, përgjegjësisë së qeverisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit.

“Ndërsa festojmë Marrëveshjen historike të Prespës, ne vazhdojmë të punojmë krah për krah për të mbështetur aspiratat e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtarë e plotëfuqishme e NATO-s dhe BE-së. Përkushtimi juaj i vazhdueshëm ndaj parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit kontribuon jo vetëm në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Ne presim me padurim që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s”- shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Në këtë vit të rëndësishëm, unë bashkohem me njerëzit e Maqedonisë së Veriut në festimin e përvjetorit të pavarësisë tuaj.

Lini një Përgjigje