Porositen gazetarët në Shqipëri: Merrni maska kundër gazit në protestën e nesërme

Garda e Republikës i ka kërkuar gazetarëve që nesër në protestën e opozitës para Parlamentit, të pajisen me maska kundra gaz.

Garda shprehet se nuk garanton dot sigurinë e gazetarëve pranë Parlamentit, prandaj ka këshilluar që të marrin pajisje mbrojtëse për gazin lotsjellës.

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e enjte. Gjatë kësaj proteste nuk përjashtohet mundësia që qytetarët të kenë konfrontime me Policinë, prandaj po merren masa. Garda nga ana e saj pritet që të përgjigjet me gaz lotsjellës, ashtu siç ndodhi në protestën para Kryeministrisë.

Gjatë protestës para Parlamentit Policia e Shtetit pritet të angazhojë Forcat Speciale, FNSH dhe forcat e rendit. Ditën e sotme do të ketë mbledhje me të gjithë oficerët e Policisë, ku do t’ju lihen porositë për protestën para Parlamentit.