Portugalia zbulon Ronaldon e ri, ja talenti që po çmend Europën (Video)

645

Në Spanjë, Barcelona dhe Reali i Madridit po e ndjekin me interes. Në Itali, Milan, Juventus dhe Inter kanë një garë në distancë, ndërsa në Angli janë gati të paguajnë që tani shuma marramendëse për të marrë shërbimet e tij. Por kush është ky futbollist që ka detyruar klubet e mëdhenj të Europës në hyjnë në një ankand? Bëhet fjalë për Joao Felix, talenti i Benfikës.

Sulmuesi që mbush 20 vjeç në nëntor nga ndezur një interes të shfrenuar për një lojtar portugez, që mungonte që nga koha kur Kristiano Ronaldo luante për Sportingun e Lisbonës. Sipas mediave luzitane, klubi i parë që ka bërë një ofertë zyrtare është West Ham, me anglezët të gatshëm të paguajnë 60 milion euro për Joao Felix.

Shifër e rëndësishme për një lojtar të ri, që ndoshta talentin e tij e kanë kuptuar të gjithë, por gjithsesi mbetet për t’u zbuluar. Edhe përpara kësaj oferte Benfika nuk është lëkundur, ndërsa pretendimet e klubit portugez janë të qarta: kush do kartonin e sulmuesit duhet të paguajë 120 milion euro, aq sa është parashikuar në klauzolën e kontratës së tij.
(balkanweb)