“Poshtë gënjeshtari”, Irani përfshihet nga protestat pas rrëzimit të avionit ukrainas

0
211

Në Iran, protesta e nisur nga studentët e universitetit të Teheranit është përhapur edhe në universitete të tjera. Studentët protestojnë pas rrëzimit të avionit të linjës Ukrainase, ku kishte disa studentë mes 176 personave në bord që humbën jetën.

Autoritetet shtetërore të sigurisë përdorën gaz lotsjellës ndaj studentëve të Universitetit Amirkabir që protestuan në rrugë me thirrjet “jo më martirë për t’i bërë qejfin liderit vrasës”.

Studentët e këtij universiteti u përplasën me njësitë anti-rebelim të forcave të Sigurimit të shtetit me thirrjet “Poshtë gënjeshtari”.

Në Universitetin Sharif të Teheranit, studentët protestuan me thirrjet “Garda revolucionare islamike është turpi i vendit tonë.” Protesta pati edhe nga studentët e Universitetit Noshiravani në veri të Iranit./abcnews.al