Power: Jemi në fazë kritike, presim propozime shumë konkrete për Asociacionin

Përfaqësuesja e lartë e USAID-it, Samanta Power pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten, Vjosa Osmani, ka thënë se të dy ishin të vendosur për zmbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në tërësi.

Në një intervistë dhënë për ATV, Power ka thënë se tani është një fazë kritike, ku pritet që Kosova dhe Serbia të dalin me propozime konkrete.

Por, Përfaqësuesja e lartë e USAID-it thekson se edhe tani ka një mosgadishmëri për t’u angazhuar rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që shpreson se në fazën e ardhshme pala kosovare të dalë me propozime konkrete.

“Pata rastin të takohesha me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani, dhe që të dy ishin shumë të vendosur se Marrëveshja e Ohrit duhet implementuar në tërësi, e ajo përmban në vete të gjitha marrëveshjet paraprake. Tani po hyjmë në një faze kritike ku po presim që të dyja palët të dalin me propozime shumë konkrete në mënyrë që të arrihet një pozicion i përbashkët. Mendoj se është me rëndësi të kihet parasysh se po vijmë nga një periudhë ku mendohej se nuk do të kishte diskutime, në radhë të parë se nuk do të kishte dialog pa njohje, megjithëse kjo ishte mjaft kohë më parë. Edhe tani, gjatë këtyre bisedimeve ka një mosgadishmëri për t’u angazhuar rreth Asociacionit. Këto bisedime tashmë kanë filluar dhe janë ende konceptuale, pa përqëndrim në detaje, por ne jemi optimist se fazën e ardhshme pala kosovare do të dalë me propozime konkrete”, tha Power.

Rreth asaj se a kemi të bëjmë me modalitete brenda Kushtetutës së Kosovës dhe brenda një kornize kohore të caktuar, Power ka thënë se ShBA-ja ka qenë e qartë se nuk duhet krijuar një nivel shtesë të qeverisjes dhe se kompetencat ekzekutive nuk janë diçka që parashihen këtu.

Tutje, Administratorja e USAID-it ka thënë se e kupton edhe ndjeshmërinë rreth çështjes së Asociacionit, por ShBA-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e Asociacionit për të pasur vendin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Mendoj se SHBA-ja ka qenë shumë e qartë lidhur me pozicionin tonë, e që është se nuk duhet krijuar një nivel shtesë të qeverisjes dhe se kompetemcat ekzekutive nuk janë diçka që parashihet këtu. Ajo për çka po flasim janë funksionet komunale, që tashmë ushtrohen në pjesët tjera të Kosovës. Prandaj, e kuptoj sensitivitetin rreth kësaj çështjeje, brengën që ekziston, sidomos kur kihen parasysh disa propozime të bëra paraprakisht. Prapë, sa i përket qëndrimit të SHBA-së lidhur me vendin që ky Asociacion duhet të ketë brenda Kushtetutës së Kosovës dhe strukturës qeverisëse në Kosovë, ai është shumë i qartë.

Lini një Përgjigje