Prapaskenat e transferimit të Shaqirit tek Liverpool: “Mos prano oferta nga asnjë klub tjetër, dua të punoj me Klopin”

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, në një porononcim për mediat, ka zbuluar se si ai e mori vendimin për t’u transferuar te Liverpuli.
Shaqiri tregon se ishte pranë transferimit te skuadra e kuq edhe para disa vitesh kur trajner ishte Brendan Roxher, por klubi i Bajernit nuk e lejoi 28-vjeçarin nga Gjilani që të transferohej në Premier Ligë.
“Pikë së pari, isha shumë i lumtur që po vija në këtë klub. Kalova kohë të mira dhe një vit të keq me Stok Sitin, ku u zhgënjeva që ramë në Championship.. E njoh ligën shumë mirë dhe isha shumë i lumtur që do të luaja për një klub kaq të madh. Para disa vitesh, isha afër transferimit në Liverpul, kur trajner ishte Brendan Roxhers. Ai më kishte telefonuar, ishte para Kupës së Botës 2014 dhe unë e dëshiroja këtë transferim. U mërzita që Bajern Mynih tha “jo” dhe unë u detyrova të qëndroj”, tha ai.
Ishte një gjë shumë e mirë kur dëgjova nga vëllai im se Liverpuli po më kërkonte përsëri. Në këtë moment i thashë vëllait tim: “Mos prano oferta nga asnjë klub tjetër sepse dua të punoj me Jyrgen Klopin’. Dhe në fund, kjo gjë ndodhi”, u shpreh Shaqiri.