Prekëse: Veterani i UÇK-së i gatshëm të dhurojë veshkën për djalin e sëmurë të hoxhës humanist

0
241
Hoxhë Halil Kastrati, i cili njihet nga të gjithë për veprimtarinë e tij humanitare në gjithë trojet shqiptare, sot publikojë nje foto te djalit të tij, i cili është i sëmurë me autizëm dhe kërkoi nga populli shqiptar që të lutën për shërimin e tij.
Pothuajse të gjithë vërshuan me lutje për shërimin e djalit të Halil Kastratit, por një veteran i UÇK-së shkoi edhe më larg, i cili është në gjendje që të dhurojë veshkën e tij nëse është nevoja për shërimin e djalit të Halil Kastratit.
Përmes portalit “Dardania Press”, veterani i UÇK-së, Shaban Brahaj kërkoi që të njoftohet Halil Kastrati që ai me plot dëshirë është në gjendje të dhuroj veshken e tij për shërimin e Uvejsit.
“Informoheni Ju lutem un kom pranu me ja dhuru veshken let pshton djali ti 045297 459 veteran I uçk jom shaban brahaj prizren”, shkroi Shaban Brahaj.
Edhe pse për sëmundjen e autizmit nuk nevojitet dhurimi i veshkës vlerësohet lartë shpirti i madh i veteranit të UCK-së i cili pa hezitim kërkon që të dhuroi veshkën e tij për shërimin e djalit të Halil Kastratit.