Premio nga UEFA, zbulohet sa do të jetë shpërblimi për çdo fitore të kuqezinjve në Euro 2024

Vetëm 4 ditë na ndajnë nga starti i Euro 2024. Emocionet tashmë sa vijnë dhe shtohen dhe në këto kushte gjithçka po bëhet gati për një nga turnetë më të rëndësishëm europianë.

Në Gjermani një nga 24 kombëtaret protagoniste do të jetë edhe Shqipëria. Sigurisht që me kualifikimin në finalet e Euro 2024, kuqezinjtë dhe çdo ekip tjetër i kualifikuar ka siguruar nga UEFa minimalisht 9.25 milionë euro.

Por kjo shumë sigurisht do të rritet akoma më shumë gjatë ndeshjeve. Kështu premiot do të vazhdojnë. UEFA ka vendosur të shpërblejë çdo ekip në rast fitoreje apo barazimi.

Në këto kushte një fitore e Kombëtares tonë do të jetë 1 milionë euro, ndërsa në rast barazimi do të marrin vetëm 500 mijë euro.

Ndërkohë nga krahu tjetër për çdo ekip që kalon grupert do të shpërndahen 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo kombëtaren që arrin në çerekfinale. Ekipet gjysmëfinaliste do të marrin 4 milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë 8 milionë euro, nga krahu tjetër për finalistin që humbet do të jepen 5 milionë euro.

Lini një Përgjigje