Premtimi i parë i Haradinajt për 2020: Të gjitha kushtet për viza i kemi plotësuar

0
193

Nëse ka diçka që Ramush Haradinaj do të mbahet mend për mandatin e tij qeverisës pasdyshim që premtimet për liberalizmin e vizave do të jenë në fokus. Pothuasje çdo muaj ka bërë një premtim të tillë rreth tyre, e që tash e gati 3 viteve asgjë të re nuk kemi për to.

Sot, Haradinaj sot ka takuar drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Susanne Schutz, ku përsëriti se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

Kështu, ai dha edhe premtimin e parë të vitit 2020 për liberalizmin e vizave duke thënë se ne të gjitha kushtet i kemi plotësuar dhe se duhet të na hiqen ato.
“Kosova ka arritur të krijoj aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe europiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin.

Sot në takim me Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, theksova se Kosova është e fokusuar në avancimin e partneritetit me shtetin gjerman, siç kemi punuar shumë në jetësimin projekteve ekonomike si ITP në Prizren dhe Sowi Kosova dhe ngjashëm edhe në aspektin politik, duke e falënderuar këtë vend për qëndrimin konsistent në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, të kornizuar që çon në marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në partneritet të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Përmenda suksesin e Kosovës në procesin e fundit zgjedhor në vend dhe pritjet që kemi për konstituimin sa më të shpejt të Qeverisë së re dhe marrjen e përgjegjësive për proceset e rëndësishme që e presin vendin.

Kosova ka arritur të krijoj aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe europiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar./gazetametro.net