Preshevari 82 vjeç: Nuk dua të vdes pa u bashkuar me Kosovën

0
666

Në Preshevë, këdo shqiptarë që e pyet për bashkim me Kosovën, duan që ajo të ndodhë.

“Shpëtimi i jonë është vetëm rikthimi në tërësinë territoriale. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë qind-për-qind nuk do të jemi këtu”, janë fjalët e Ibrahim Kadriut, kur u pyet për bashkimin e Luginës së Preshevës, me Kosovën.

Ky 82 vjeçar, që një jetë të tërë e ka kaluar me aktivizëm për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, thotë se askush nuk duhet të ketë dilema për këtë gjë.

Sipas tij, nëse ndodhë e kundërta, nuk i bashkohet Lugina Kosovës, atëherë shqiptarët e asaj zone që sot ndodhet në territorin e Serbisë, nuk do të qëndrojnë më atje.

Kryetari i Kuvendit të Referendumit të vitit 1992, gjatë bisedës për Reporteri.net, Luginën e Preshevës, në asnjë moment nuk harron që ta referojë si Kosovë Lindore.

“Nuk na lejohet dhe nuk do të na falë populli në asnjë mënyrë nëse nuk arrimë me e bashku, me ribashku, Kosovën Lindore me Kosovës, për çka gjithë ata që kanë luftue kanë pas imperativ jetësorë që kjo tokë t’jetë Kosovë”, thotë ai.