Presidenca Çeke e BE-s: Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të kthehet në agjendë

0
103

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të kthehet në agjendën e ambasadorëve, ka konfirmuar presidenca çeke.

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të Këshillit dhe patjetër do të kthehet, por ende nuk ka datë”, tha zëdhënësja e presidencës çeke, Eva Hrncirova.

Sipas saj, për shkak të ngjarjeve politike në veri të Kosovës, nuk është e udhës që kjo pikë të jetë në agjendën e ambasadorëve, duke shtuar se presidenca çeke ende e mban Ballkanin Perëndimor lart në listën e prioriteteve.

Të mërkurën, më 23 nëntor, ishte planifikuar të miratohej një tekst për liberalizimin e vizave në një takim të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, sipas të cilit heqja e regjimit të vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi i informacionit ETIAS të funksionojë plotësisht ose në janar. Më së voni më 1 janar 2024, por për shkak të situatës në veri u shty.