Presideni ukrainas pret hetim dhe dëmshpërblim nga Irani për aeroplanin e rrëzuar

0
211

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën përmes një deklarate se vendi i tij pret hetim të plotë dhe dëmshpërblim nga Irani pas rrëzimit të aeroplanit të një kompanie ukrainase, ku humbën jetën 176 persona.

“Irani është deklaruar fajtor për rrëzimin e aeroplanit ukrainas, por ne këmbëngulim që ky vend ta pranojë fajin plotësisht”, tha ai.

“Ne presim që Irani të tregohet i gatshëm për hetim të plotë dhe transparent, për gjykimin e personave përgjegjës, kthimin e trupave të të vdekurve, dhënien e dëmshpërblimeve dhe kërkim falje zyrtare përmes kanaleve diplomatike”, shtoi presidenti Zelenskiy.

Irani më parë pranoi se e ka rrëzuar gabimisht aeroplanin ukrainas, duke menduar se ai është ndonjë aeroplan sulmues i forcave armike.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhje të thellë për këtë ngjarje dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.