President Thaçi i uron mësuesit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Thaçi në urim ka theksuar se 7 Marsi është një datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe.

Ai, po ashtu, ka kujtuar me respekt dhe nderim mësuesit dhe pedagogët që kanë kontribuar në edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare

“Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare. Gjithë personelit arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe i shpreh urimet më të mira dhe konsideratën e lartë për punën e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.