Presidenti amerikan Biden sërish pozitiv në COVID-19

0
140

Washington DC

Testi i mëparshëm negativ për COVID-19 i presidentit amerikan Joe Biden rezultoi pozitiv të shtunën, duke zgjatur karantinën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër nga mjeku presidencial Dr. Kevin O’Connor thuhet se kjo ka të ngjarë të jetë “rikthim” i rezultatit pozitiv në COVID-19 dhe vuri në dukje se ky fenomen “vërehet në një përqindje të vogël të pacientëve të trajtuar me Paxlovid”.

“Në testin e antigjenit të kryer të shtunën në mëngjes, u pa se Biden doli përsëri pozitiv”, sipas O’Connor, i cili tha se rezultatet e testit të Biden-it nga e marta deri të premten ishin “negative”.

“Njerëz, sot rezultova sërish pozitiv në COVID”, tha Biden në Twitter.

“Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Unë nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Jam ende në punë dhe do të rikthehem së shpejti”, shtoi ai.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden është “asimptomatik, ndihet mirë dhe punon i izoluar nga Rezidenca për të mbrojtur të tjerët”.