Presidenti serb lut Kosovën të heq taksën

Presidenti serb lut Kosovën të heq taksën, ndërsa kërkon edhe nga BE të ndikojë në këtë çështje në mënyrë që të vazhdojë dialogu, pasi janë lodhur nga konflikti transmeton Gazeta Metro.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar edhe një herë nga Kosova në formë lutjeje, që të heqë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Ai ka lutur edhe BE-në që të ndikojë që taksa të hiqet.
‘E lus Kosovën që të heq taksën, dhe kjo nuk është e vështirë për mua që ta lusë Prishtinën të bëjë diçka të mirë për serbët. E lus edhe BE-në që të ndikojë që të hiqet taksa, dhe kështu të vazhdojë dialogu,’ ka thënë Vuçiq.
Vuçiq tutje ka thënë se, po dëgjon vazhdimisht se zgjidhja përfundimtare është afër, duke nënkuptuar njohjen e Kosovës. Por, siç thotë ai, nuk po ‘dëgjon se çka përfiton Serbia’.
‘Kohëve të fundit po dëgjojë që zgjidhja përfundimtare është afër, dhe ajo nënkupton njohjen e Kosovës. Por nuk po dëgjojë, se çfarë përfiton Serbia’, shton tutje ai.
Në fund Vuçiq, e pranon se janë lodhur nga konflikti. Dhe thotë se kjo është edhe arsyeja se pse po e lusin palën kosovare që të hiqet taksa, dhe të normalizohen marrëdhëniet.
‘Arsyeja pse e lus palën kosovare që ta heq taksën, është ta ndalim këtë konflikt se jemi lodhur. Të vazhdohet dialogu dhe të normalizohen marrëdhëniet midis nesh’, ka shtuar Vuçiq.
Nëse nuk e heqin taksën kjo tregon që Prishtina nuk është e interesuar për një marrëveshje paqeje me Serbinë, përfundoi Vuçiq.
Kujtojmë , se SHBA ditë më parë i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që të heq taksën 100 për qind të vendosur ndaj Serbisë.