Presidenti Thaçi edhe sot vazhdon të shpërndajë dekorata

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneralin Rrahman Rama, ish komandant i Zonës Operative të Shalës  me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish- komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama, dhe komandantin e FSK-së.

Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së”.

Sot gjatë ditës, Presidenti Thaçi i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, familjes së Ekrem Rexhës.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Fotografia e Hashim Thaçi

Po ashtu, Presidenti Thaçi sot e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, humanisten Flora Brovina.

“Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës”, ka thënë Thaçi.

“Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Fotografia e Hashim Thaçi

 

Lini një Përgjigje