Presidenti Thaçi dekoron me medalje Kushnerin

0
339

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, ish shefin e diploamcisë franceze dhe ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushnerin. Këtë njoftim, Thaçi e bëri përmes një statusi në “facebook”.

“Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

“Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës”, thuhet në njoftimin e presidentit Thaçi.

Ja statusi i plotë: