Presidenti Thaçi e dërgon në Kushtetutese vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

0
184

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, përmes një konference për media ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

“Pas vendimit antikushtetutes, si president i vendit duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese dhe ligjore kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetutese për këtë vendim”, ka thënë presidenti Thaci.

“Ajo që dua të them është se si president i vendit duke respektu në tërësi mandatin tim, Kushtetutën dhe ligjet e vendit, bazën ligjore që është e bazuar në Kushtetutë, ligje dhe konventat më të mira kemi kërkuar në një të ardhme të afërt, pasi situate është emergjente. Mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush, askush nuk qëndron mbi ligjin. Shëndeti publik është mbi të gjitha, mbi cdo agjendë politike apo ideologji, ftoj edhe një herë për unitet qytetar, për kujdes maksimal, për distancë fizike mes njerëzve në cdo hapësirë, ftoj për qetësi, përmbajtje dhe urti. Jam i bindur se bashkarisht do ta kalojmë edhe këtë vështirësi”, ka thënë ai.