LAJME Presidenti Thaçi priti shefen e zyrës greke në Kosovë 28/03/2018 - 15:10 455 FacebookTwitterViberWhatsApp Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou. Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën. “Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, deklaroi Thaçi. Ndërsa, ambasadorja Athanassiadou ka theksuar se Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.